Del në shitje koleksioni me 3900 shishe të rralla të whisky-t

Del në shitje koleksioni me 3900 shishe të rralla të whisky-t

Foto nga koleksioni

Koleksioni më i madh i  whisky-t ka dalë në shitje për 10.5 milionë dollarë.

Sipas BBC, "Koleksioni i përsosur" përfshin 3900 shishe, ku ka edhe uiski shumë të rralla si “The Macallan”, “Bowmore” dhe “Springbank”.

Ankandi “Whisky” me qendër në Perth e përshkroi atë si koleksionin privat më të gjerë që është bërë ndonjëherë më parë me pije alkoolike  Skoceze të Shekullit 20.

Shishja e Macallan e vitit 1926 u shit me një çmim rekord 1.5 milionë paund.

Koleksioni është hedhur në shitje nga familja e një biznesmeni amerikan që vdiq në vitin 2014.

Richard Gooding nga Kolorado, i cili dikur zotëronte një nga shpërndarësit më të mëdhenj të pijeve joalkoolike në SHBA, kaloi më shumë se 20 vite duke grumbulluar koleksionin e tij.

Më parë Gooding e quante koleksionin, 'pijetoren' e tij të famshme.

"Ai ishte gjithmonë aq i kënaqur me kërkimin e shisheve gjatë viteve.

Misioni i tij ishte të mblidhte një shishe që përfaqësonte çdo distileri të vetme, por e preferuara e tij ishte gjithmonë “Bowmore” dhe  uiski i tij i preferuar ishte “Black Bowmore", është shprehur një nga përfaqësuesit e koleksionit. 

Themeluesi i ”Whisky Auctioneer”, Iain McClune tha se koleksioni i Z. Gooding ishte me të vërtetë me lloje të ndryshme dhe të veçanta.

Ata janë shprehur se ndihen të entuziazmuar ta zbulojnë atë para publikut.

Ankandi i Gooding do të paraqitet në “Auctioneer Whisky” nga 7-17 Shkurt dhe 10-20 Prill në vitin 2020.

Richard Gooding

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat