Del në shitje makina e rrallë e Angelina Jolie, ja sa kushton

Del në shitje makina e rrallë e Angelina Jolie, ja sa kushton

Angelina Jolie

Një makinë tip Ferrari e vjetër në pronësi të Angelina Jolie do të dalë në ankand në “Shitjen e jashtëzakonshme” të Christie’s në Paris më 20 nëntor.

Christie’s konfirmoi për Bloomberg se Jolie është pronare e makinës klasike e cila është një Ferrari 250 GT e vitit 1958.

Kjo veturë është e 11-ta nga vetëm 353 modele të prodhuara midis viteve 1955 dhe 1960.

Modeli me dy dyer zëvendësoi modelet e mëparshme të Ferrarit Boano dhe Ellena dhe promovoi aftësitë e reja të shtëpisë së dizajnit Pininfarina.

Një zëdhënës i Christie’s konfirmoi për Bloomberg se Ferrari ka ende motorin e tij origjinal.

Shtëpia e ankandeve nuk bëri të ditur se për sa kohë Angelina Jolie e zotëronte automjetin apo nëse e kishte vozitur ndonjëherë.

Makina parashikohet të arrijë një vlerë midis 600,000 - 800,000 euro.

8/3
Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës