LEZHË- Jeta e dy të rinjve është prerë në mes, kur mjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përplasur fortë me murin rrethues të një banese në rrugën e Tales, në Lezhë.

Shpejtësia dhe mungesa e sinjalistikës në rrugë dyshohet të kenë qenë faktorët që i morën tragjikisht jetën 2 të rinjve, 24-vjeçari Kristjan Margjoni dhe të fejuarës së vëllait Atjola Ademi 24 vjeç, të cilën po e shoqëronte për në banesë. 

Goditja ka qenë e fortë, duke ju shkaktuar plagë të shumta dy të rinjve të cilët gjeten menjëherë vdekjen në vendin e ngjarjes..Për nxjerrjen e trupave të viktimave u desh ndërhyrja e zjarrfikësve, për shkak të dëmtive të shumta që kishte pësuar makina tip "Peugeot".

Sipas raportimeve të gazetarit Elvis Hila, rruga është "lënë pas dore" nga autoritetet vendase, pasi është pa sinjalistik dhe mungon ndriçimi.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:16
Aksidenti tragjik në Lezhë, kush është shoferi 24 vjeçar që humbi jetën  

1640467078_b8caa0005b294b1abc3b7efed3ddd0b2.jpg

Report Tv ka siguruar foton e  24-vjeçarit Kristjan Margjoni, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të sotëm në Lezhë së bashku me të fejuarën e vëllait të tij.

Ora 21:39
FOTO/ Aksidenti i rëndë në Lezhë, makina bëhet copash, zjarrfikësja ndërhynë për nxjerrjen e trupave të dy të rinjve

Makina "Peugeot" me të cilën po udhëtonin 2 të rinjtë që humbën tragjikisht jetën pasditen e sotme, siç shihet nga fotot e siguruara nga Report Tv është bërë copash.

U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerr trupat e pajetë nga makina e "palosur".

1640464971_aksident2.jpeg

Makina pas aksidentit

 

Makina pas aksidentit