Del nga shtëpia në orët e para të mëngjesit, humbet Sadik Xheka nga Bulqiza! Vajza: Kemi frikë nga moti i keq dhe egërsirat në mal
Një 80-vjeçar nga Bulqiza rezulton i humbur që prej datës15 janar të këtij viti. Njoftimi për zhdukjen e Sadik Xhekës u bë nga vajza e tij mesditën e së hënës në emisionin ‘Pa Gjurme’ në Report Tv.
Redaksia 24 Janar 2022, 17:31 | Përditesimi: 24 Janar 2022, 18:13
Sipas të bijës, Shehe Neziri në një komunikim me gazetaren Odeta Dume, i moshuari vuante nga skleroza dhe dyshohet se nga shtëpia ka dalë herët në mëngjes. Vajza dha të tjera detaje për të atin duke sqaruar se deri në orën 5 të mëngjesit ditën kur u zhduk ka qenë në gjumë, ndërsa një natë më parë kishte shfaqur shenja agresiviteti në tentativë për dalë. Kjo është e treta herë që i moshuari largohet nga banesa, duke qëndruar me ditë të tëra jashtë.
Një natë më parë kishte dashur të largohe nga shtëpia, por vëllai nuk e kishte lejuar dhe për këtë arsye ai ishte nervozuar. Të paktën deri në orën 5 të mëngjesit familja e ka parë teksa flinte gjumë, por më pas nuk dihet cfarë ka ndodhur. Ai është larguar dhe dy herë të tjer, një herë ka ndodhur në 2021 kur pas 8 ditëve u gjet nga një bari ndersa dy muaj më parë u largua tri ditë nga shtëpia, por falë qytetarëve që njoftuan e gjetëm. Kësaj herë nuk kemi asnjë informacion ndaj kërkuam ndihmën tuaj. Ai është në gjendje ta thotë emrin e tij dhe emrat e fëmijëve i mban mend. Kam frikë se mos ka ndodhur ndonjë e keqe me babain. Nëse ai ka ngjitur malin edhe mund t’i ketë rrëshkitur këmba poshtë.Në mal ka egërsira dhe ka rënë shumë bore. Kemi shumë frikë mos i ka ndodhur dicka e keqe.’-mbyll rrëfimin mes lotëve vajza e të moshuarit të humbur.
Sipas të dhënave i moshuari është i gjatë 165 cm dhe në momentin që ka dalë nga banesa ka patur të veshur një xhup të zi, pantallona të zeza dhe atlete të zeza.