Fushë-Krujë-Për shkak të shirave me intensitet të lartë lumi Ishëm në Fushë-Krujë, ka dalë nga shtrati duke përmbytur 10 banesa. Burime për Report Tv thonë se 80 familje janë të rrethuara ndërsa 35 të izoluara nga uji në fshatrat Murqine, Bilaj, Mallkuc, Likmetë.
/Shqiptarja.com
Gjithashtu dhjetëra hektarë toka bujqësore, gjenden nën ujin e lumit Ishëm që prej orëve të mbrëmjes së djeshme. Banorët, kanë bërë apel për ndihmën e autoriteteve të Emergjencave Civile, pasi katet e para të 10 banesave janë pushtuar nga uji.
[gallery]25480[/gallery]
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

FOTO





