Banorët njoftojnë se tashmë në fushën në afërsi të Papërrit dhe Cërrikut, Shkumbini ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur tokë bujqësore dhe sera. Po ashtu në rrezik është edhe stacioni i pompave në Cërrik.
Situatë kritike ka krijuar ky lumë në Bishqem dhe Pajovë. Drejt Njësisë Administrative Pajovë ka udhëtuar prefekti i qarkut Elbasan Maksim Malaj. Ai ka kërkuar marrjen e masave dhe evakuimin e familjeve në Urën e Bishqemit në rast rreziku.
Prurje ka edhe lumi Devoll, por aktualisht pjesa e fushës është e mbrojtur pasi HEC-i Banjë ka mbyllur portat dhe po grumbullon ujë. Vetëm në rast se niveli i HEC rritet dhe hapen portat, atëherë përmbytja në zonën e Sulovës është e pashmangshme.
s.k/Shqiptarja.com








