Kapiteni i Juves, Alex Del Piero, e ka mbyllur karrierën te bardhezinjtë me fitoren e titullit. Por mendimi i parë i tij, është për vitet më të vështira të skuadrës, në serie B.

“Po mbyllet një rreth i bukur dhe është fantastike. Dua të kujtoj skuadrën që ishte në Serie B, dhe të gjithë ata që vuajtën. Titujt e mi, të fituar në fushë, janë tetë. Po festojmë një titull që e merituam” tha Del Piero.

Ai u mbështet dhe nga portieri Gigi Buffon, edhe ai protagonist në vitet më të vështira të Juventusit.: "Ia dedikoj fitoren familjes time, por edhe Del Pieros, Camoranesi, Trezeguet, Nedved dhe Salihamidzic. Vuajta shumë pasi 6 vjet nuk janë pak, dhe gëzimi im nuk ka kufij” tha Buffon. rb/shqiptarja.com)