"Ndodhem këtu vetëm prej pak ditësh, por mund të them se India është me të vertetë një vend i mrekullueshëm, i jashtezakonshem". Kështu është shprehur Alex Del Piero, i cili që prej tetorit do të jetë i angazhuar me Super Ligën në Indi, duke mbajtur fanellën e Dehli Dinamos.

Ish -sulmuesi i Juventusit është zgjedhur si 'ambasador' i turneut,  i cili do të zgjasë tre muaj dhe ka për qëllim të përhapë sportin e futbollit në publikun e madh Indian./ATSH/