Legjenda e ekipit të Juventusit ka konfirmuar marrëveshjen e arritur, duke u shprehur mjaft i lumtur për aventurën e re që do të nisë së shpejti. Përsa i përket aryeve se përse ka vendosur që të zgjedhë Sydenyn, pas refuzimit të Liverpulit, Totenhemit dhe disa ekipeve në Kinë dhe SHBA, ish - kapiteni i "Zonjës së Vjetër" ka thënë se - "Në radhë të parë dua të falenderoj ekipin e Juventusit, pasi do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Kam dhënë gjithckë për këtë ekip në 19 edicionet që kam veshur fanellën bardhezi. Së dyti dua të falenderoj të gjitha ekipet të cilat u interesuan muajt e fundit, por mendoj se Sydney ishte zgjedhja më e mirë. Jam shumë i emocionuar për këtë kapitull të ri në jetën time.Sydeny është larg si vend, por idetë nuk ndyshojnë shumë nga kampionati italian. Kam biseduar me drejtuesit e ekipit dhe kam besim te projekti i ri që do nisim së bashku" - deklaroi fantazisti.
Del Piero me ekipin e Juventusit ka shënuar 208 gola. Edicionin e fundit italiani ka realizuar një paraqitje mjaft të mirë duke e ndihmuar "Zonjën e Vjetër" të shpallej kampione e Seria A.
(d.b/shqiptarja.com)