Alessandro Del Piero ka pranuar se finalja e Kupës së Italisë përballë Napolit më 20 maj do të jetë ndeshja e tij e fundit me fanelën e Juventusit.
Zonja e Vjetër zbuloi më herët gjatë kampionatit, se sezoni 2011/12 do të jetë i fundit për 37-vjeçarin pas 19 vitesh me klubin, dhe sulmuesi ka konfirmuar se 20 maji do të jetë dalja e tij e fundit në fushë me fanellën bardhezi.
“Për momentin, siç qëndrojnë gjërat, Kupa e Italisë ndaj Napolit më 20 maj do të jetë ndeshja ime e fundit për Juventusin, pasi kontrata ime skadon në qershor. Unë preferoj të mendoj për të tashmen”. “Dashuria që fansat kanë shfaqur ndaj meje çdo ditë është gjë e jashtëzakonshme. Pastaj çfarë do të ndodhë, do të ndodhë”, ka thënë Del Piero.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com