Pavarësisht moshës së madhe, talenti nuk plaket kurrë, një gjë të tillë e tregoi edhe legjenda e ekipit të Juventusit, Alessandro Del Piero, i cili ka shënuar katër gola brenda 83’ minutave me ekipin e Sydney-t në Australi.

Del Piero udhëhoqi ekipin e Sydney-t drejt një fitoreje të madhe kundër Wellington.

Del Piero fillimisht shënoi tre gola në pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa pokerin e realizoi në pjesën e dytë. Me pokerin përballë Wellingtonit, Del Piero ngjitet në vendin e 9 në klasifikimin e golashënuesve në Australian League


(d.b/shqiptarja.com)