Del Piero vazhdon që të dhurojë spektakël në fushë edhe në moshën 38 vjeçare. Ish - juventini i ka shënuar dy gola në ndeshjen e sotme ekipit të Brisbane, në të cilin militon edhe shqiptari Besart Berisha.

Por golat e Del Pieros nuk i kanë mjaftuar ekipit të Sydenyt, pasi Brisbane ka fituar me rezultatin 4-2.

Fitoren e ekipit të Brisbanes e ka vulosur sulmuesi shqiptar Besart Berisha, i cili ka shënuar golin e fundit me një aksion personal.

Gjendja e ekipit të Sydneyt nuk është aspak optimale, pasi ka shënuar tre humbje radhazi, ndërsa Besart Berisha duket se edhe këtë vit do të shpallet kampion.

(d.b/shqiptarja.com)