Del Piero shembull i 'Fair Play',
vetëm një karton i kuq në dy vjet

Del Piero shembull i 'Fair Play',<br />vetëm një karton i kuq në dy vjet
"Radiografia" e një kampioni si Del Piero në sezonin e fundit të tij me Juventusin, tregon më shumë se kurrë pse ai ishte nëj futbollist unik, me sjellje model, brenda dhe jashtë fushës. Në karrierën e tij, "Pinturicchio" ka marrë në total vetëm 3 javë pezullim.

Alessandro Del Piero, 37 vjec që shënoi gol edhe në sfidën e fundit me Juventus, nuk ka qenë kurrë problem edhe kur pankina ishte bërë dicka e zakonshme për një lojtar si ai. Nga 12 shtatori 1993 e deri të dielën, u materializua një karrierë brilante e tij në 19 vjet me Juventus.

Del Piero koleksionoi 704 prezenca me bardhezinjtë, e përkthyer në 48.785 minuta lojë aktive. një jetë e kaluar në mesin e fushës, nga të cilat 552 gara si titullar dhe 152 si zëvendësues.

Alex kontribuoi te Juventus me 289 gola dhe kjo është shpërndarja: 188 në Serie A, 44 në Champions League, 25 në Kupën e Italisë, 20 në Serie B, 2 në kupën Uefa, 3 në Europa League, 3 në Superkupën e Ligës, 1 në Intertoto, 2 në Superkupa europiane, 1 në kupën Interkontinentale. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Mandati i Berishës s’i duhet as vetë atij, e jo më Ramës

Ardit Rada: Mandati i Berishës s’i duhet as vetë atij, e jo më Ramës