Prej 23 prilli çmimi i naftës në pikat e karburanteve do të jetë 232 lekë për litër, benzina 212 lekë për litër dhe gazi i lëngshëm 104 lekë.
Referuar çmimeve të mëparshme të vendosura nga bordi, rezulton se uljen më të madhe me 9 lekë e ka pasur gazi i cili nga 115 lekë në 104 lekë. Nafta nga 235 Lekë/litri është ulur me 3 lekë, ndërsa benzina është rritur me 1 lek.
Ky vendim do të fillojë të zbatohet nga pikat e karburantit në vend prej orës 18:00 të ditës së sotme dhe do të jetë në fuqi deri në mbledhjen tjetër.
Sipas bordit, çmimet e fundit reflektohen nga ndryshimet e shfaqura në tregjet ndërkombëtare, kur sot një fuçi nafte në treg kap çmimin 105 -106 dollarë.
"Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 23 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 23.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
• 220 Lekë/litri për gazoilin;
• 200 Lekë/litri për benzinën;
• 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 23.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
• 232 Lekë/litri për gazoilin;
• 212 Lekë/litri për benzinën;
• 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 23.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim", thuhet në njoftim.
Po vihen re ndryshime tek cmimet dhe pse jo shume te medha rendesi ka perpjekja qe po behet nga qeveria ne kete kohe lufte.Uroj te ndryshoje akoma me shume kjo gjendje.
PërgjigjuTpakten cmimet po mbahen kostante nga qeveria ne kte koh krize dhe lufte . Te gjitha cmimet jan si pasoj e luftes rusi ukraine. Ishalla mbaron sa me shpejt lufta
PërgjigjuPo cmimet jane rritur ne gjithe boten jo vtm ne shqiperi , kjo lufta e ka fajin shpresojme qe putini ta perfundoje kete krim qe po ben qe ti kthehemi normalitetit
PërgjigjuVetem per faktin qe spo rritet nafta eshze gje pozitive
PërgjigjuE ulin 3 lek tani e ngren 30 javen tjt pastaj po njesoj e ulin 4 lek e ngren 50 edhe bordi me qetsi dhe dashuribe coj 300 lek litrin???????? shqiptaret jan rraca me e vobekt.
PërgjigjuBravo kjo po qe ishte ulje.pikaaaa
Përgjigju