Del versioni i ri i aplikacionit ‘Tirana ime 2.0’, Veliaj: Teknologjia na jep transparencë, cilësia e ajrit në Tiranë shumë herë më e mirë sot

Bashkia e Tiranës ka prezantuar versionin e ri të aplikacionit "Tirana ime 2.0", i cili është rikonceptuar për t’iu përshtatur më mirë nevojave të qytetarëve. Ky version sjell një eksperiencë të përmirësuar në përdorimin e aplikacionit, krahas përditësimit dhe ridizenjimit të rubrikave ekzistuese si: Raporto, Paguaj Parkimin, Transporti, Turizimi, Trafiku, Harta e mbjelljeve të pemëve etj.

Në prezantimin e “Tirana Ime 2.0”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se me versionin e ri, çdo informacion do të jetë edhe më lehtësisht i aksesueshëm. “

"Sot, qyteti ka më shumë dimensione, sesa thjesht mbledhja e plehrave, mbjelljen e pemëve apo një infrastrukturë që nuk funksionon. Qyteti ka dimensione të mëdha turistike sepse këtë vit kemi bumin më të madh turistik që ka parë ndonjëherë Tirana, edhe përpara Covid-19. Ende nuk ka mbaruar viti dhe në aeroportin e Rinasit po i afrohemi shifrës 7 milionë udhëtarë. Ende pa mbaruar viti, por në Tiranë kemi pasur më shumë vizitorë se sa banorë. Ende nuk ka mbaruar viti dhe hotelet e Tiranës jo vetëm janë plot, por edhe AirBnB, ose shërbimet e tjera alternative, po kalojnë çdo lloj kapaciteti. Mbërritja në këtë nivel kërkon gjithashtu që ne të bëjmë një ‘upgrade’ të marrëdhënies tonë dhe aplikacioneve tona”, tha ai.

Ndërkaq, Veliaj tha se nëse dikush do të shohë cilësinë e ajrit në Tiranë, mjaft të hapë aplikacionin dhe e gjen aty, pa patur nevojë për të hapur debate.

“Sot ka shumë diskutime për tema të ndryshme që ndodhin në qytet, duke filluar nga cilësia e ajrit, cilësia e jetesës apo çmimi i pronës. Por, sot teknologjia na ka mundësuar disa gjëra që nuk ka më nevojë për debate politike. Fjala vjen, nëse ne kemi një satelit, si Koperniku, që është vendosur në të gjitha aplikacionet e që parashikojnë motin, si për shembull, Il Meteo, tregon se cilësia i ajrit në Tiranë në këtë moment është jeshile, pra mirë. Ambicia ime është të jetë shumë mirë, dhe shkëlqyeshëm, por përsëri është më mirë se sa ajo e kuqja dhe portokallia që gjenim kur erdhëm në këtë administratë, ajo reja e zezë që vinte nga Sharra, apo nga djegia e gëlqeres në Fushë Krujë. Nuk ka nevojë të bëhet më debat. Kjo nuk është punë të majtësh apo të djathtësh. Hap një aplikacion që tregon cilësinë e ajrit dhe mbyllet debati. Po doli me të kuqe, unë duhet të kryqëzohem. Por, po doli me jeshile, do themi: kjo gjë po bëhet mirë, të shikojmë çfarë mund të bëjmë mirë edhe gjëra të tjera”, tha Veliaj.

Që nga lancimi i parë e deri më sot, 39,000 qytetarë kanë raportuar drejtpërsëdrejti problematika përmes aplikacionit “Tirana Ime 2.0”, të cilat janë trajtuar dhe zgjidhur në kohë të shkurtër, duke e bërë aplikacionin kanalin kryesor të komunikimit online.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht