Sipas kësaj video duket momenti ku personat që janë brenda një makinë qëllojnë me armë. Po ashtu në këtë video shihet dhe momenti i largimit të tyre me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe kalimtarët që janë të tmerruar pas atentatit. Të vdekur në vend mbesin dy të rinjtë Latifi dhe Hoxha, ndërsa automjeti nga ku dolën të shtënat me armë zjarri kallashnikov, largohet me shpejtësi. Ata u qëlluan për vdekje pasditen e 11 tetorit në qendër të qytetit të Lushnjës, pranë komisariatit të policisë.