Delawie: Deklaratat për bashkimin
Kosovë-Shqipëri të pakujdesshme

Delawie: Deklaratat për bashkimin<br />Kosovë-Shqipëri të pakujdesshme
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delaëie i ka cilësuar të “pakujdesshme” deklaratat për mundësinë e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Qeveria amerikane e mbështet sovranitetin edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë. Ne jemi kundër bisedave të pakujdesshme për bashkim dhe të reagimeve të tepruara ndaj deklaratave të tilla, të cilat minojnë qëndrueshmërinë në rajon”, ka thënë Delaëie për Radio Evropa e Lirë.

Ambasadori amerikan ka reaguar pas intervistës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ”Politico”, ku tha se rruga e hapur drejt integrimeve evropiane dhe perspektiva e qartë janë mënyra e vetme që Ballkani të jetë i qetë.

Lidhur me këtë, edhe  presidenti Hashim Thaçi, tha se nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, “atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme”.

Ndërsa, kryeminstri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje, përfaqësuesve politikë të shqiptarëve, që të mos dalin në opinione me deklarata për nevojën që shqiptarët e rajonit të krijojnë shtetin e përbashkët.

Ndërkohë, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Maja Kocijançiq, tha  se “Ballkani Perëndimor ka një perspekitvë të qartë dhe për këtë punohet së bashku me partnerët në rajon, mbi parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal” REL

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë