TIRANE- Një delegacioni i Këshillit të Evropës u takua sot me kryeprokuroren Ina Rama për të informuar në lidhje me hetimet mbi 21 janarin. Delegacioni kryesohej nga Z. Nils Muiznieks, komisioner për të Drejtat e Njeriut theksuan rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së institucioneve.
“Anëtarët e delegacionit të Këshillit të Evropës, u interesuan për çështje të veçanta me të cilat është hasur në punën e saj Prokuroria Shqiptare, sic është hetimi për çështjen e 21 janarit dhe procesi i gjykimit të saj, për rolin e komisionit hetimor parlamentar për këtë rast dhe nëse ka mbivendosje apo ndikim politik në hetimin e kësaj ngjarjeje.”- thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme.
Gjithashtu anëtarët e Këshillit të Evropës shprehën interesim për reformën në sistemin e drejtësisë dhe për çështjen e kufizimit të imuniteteve për deputetët dhe gjyqtarët.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com