Delegacioni i FSHF ngushëllime
në ambasadën franceze në Tiranë

Delegacioni i FSHF ngushëllime<br />në ambasadën franceze në Tiranë
Presidenti i FSHF, Armand Duka së bashku me trajnerin De Biasi dhe kapitenin Lorik Cana ishin mesditën e së hënës në ambasadën e Francës në Tiranë për ngushëllime për sulmet tragjike në Paris që u morën jetën 129 personave.
 
Delegacioni i FSHF zhvilloi një takim me ambasadorin francez, Bernard Fitoussi duke e ngushëlluar për ngjarjen tragjike.
 
“Jemi pjesë e botës së qytetëruar dhe do të jemi pjesë e Francës në Qershor 2016. Jemi solidarë dhe nuk kemi frikë të shkojmë të luajmë në Francë”tha ai.
 
Trajneri De Biasi dënoi aktet e dhunës dhe terrorizmit në Paris. “Dënojmë çmendurinë e disa personave që kryejnë atentate ndaj jetës së njerëzve të pafajshëm.
 
Aktet terroriste përfshinë njerëz me kombësi të ndryshme, mes tyre edhe një vajzë italiane, që jetonte pranë shtëpisë time”u shpreh ai.
 
Ndërsa kapiteni shqiptar Lorik Cana, që ka edhe shtetësinë franceze tha se “Jam shumë i sigurt që vitin e ardhshëm do të shkojmë në një vend që do të ringrihet dhe do ta presë Kombëtaren tonë dhe njerëzit tanë për të festuar sporti dhe qytetërimi ynë”përfundoi Cana.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën