Delegacioni i OSBE/ODIHR-it për 25 prillin: Do të bëjmë 3 raporte, do të tregojmë me detaje çfarë ndodh! Presim të shohim zgjedhje me standarde

Delegacioni i Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet 25 prillit ndodhet në Tiranë këto 2 ditë për një vizitë pune. Sot ata kanë organizuar një konferencë online me mediat.

Kryesuesja e delegacionit, Urszula Gacek tha se OSBE pret të shohë zgjedhje me standarde.

"Do të shkruajmë 3 raporte, një de e publikojmë dhe pasi të shkojmë në vendet toma. e rëndësishme ajo që do themi një ditë pas zgjedhjeve, do tregojmë me detaje se çfarë kemi parë gjatë zgjedhjeve, do të qëndrojmë deri në 17 maj që të mbikqyrim gjithçka se çfarë ndodh në këto zgjedhje", tha ajo.

Gacek tha se për shkak të masave anti COVID do të jetë një mënyrë e re votimi dhe kjo është një sfidë më vete për zgjedhësit.

"Unë e thash që në fillim që të gjithë vëzhguesit që kanë shumë eksperiencë në raste të ndryshme do të jenë në terren dhe do të merren me të gjitha problematikat. Zonat e nxehta nuk i dimë ende, por do të jemi të vendosur kudo. Do të përpiqemi të mbulojmë zonat dhe të jemi në gjendje të shohim gjithçka, nuk do të jemi vetëm në Tiranë, por kudo që do të jetë e mundur, edhe unë dua të bëj disa hulumtime në kuadër të kësaj”, tha Gacek.

Delegacioni kryesohet nga ambasadorja Urszula Gacek dhe përbëhej nga Nënkryetarja e Misionit, Poline Lemos, Armen Mazmanyan, analist ligjor, Robert Bystricky, analist zgjedhor dhe Kakha Inaishvili, këshilltar për zgjedhjet i ODIHR.

Qëllimi i vizitës së Misionit dhe njohja me përgatitjet e procesit zgjedhor. Misioni i Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it ndodhet në Tiranë me ftesë të qeverisë shqiptare.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren