Delegatë të paftuar, Spiropali
braktis Asamblenë e FRESSH

Delegatë të paftuar, Spiropali <br />braktis Asamblenë e FRESSH
TIRANE - Kryetarja e sapozgjedhur e FRESSH, Elisa Spiropali, ka braktisur Asamblenë Kombëtare të Forumit Rinor Euro Socialist Shqiptar. Mosmarrëveshjet me anëtarët e tjerë të Asamblesë Kombëtare, kanë qenë shkaku që kryetarja e FRESSH ka braktisur mbledhjen.

Mbledhja e Asamblese Kombëtare të FRESSH, ishte planifikuar të niste rreth orës 18:00, por ka nisur me vonesë. Vetë kryetarja e FRESSH ka theksuar në linjë telefonike për TV A1Report se braktisi mbledhjen pasi ka konstatuar gabime në listat e të deleguarve të FRESSH në rrethe për në Asamblenë Kombëtare. Sipas Spiropalit, një pjesë e personave që ndodheshin në sallën e mbledhjes së Asamblesë së FRESSH, nuk ishin në listën e të deleguarve.

Asamblenë Kombëtare që nisi punimet pas largimit të Spiropalit e ka përshëndetur kreu i PS, Edi Rama, i cili theksoi se socialistët janë në anën e duhur të historisë dhe se të rinjtë duhet t’i japin më shumë politikës dhe vendit.

Ndërkohë, Asambleja e FRESSH ka zgjedhur në krye të saj Erind Bejkon (foto poshtë).

erind bejko fressh
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Protestuesit ulen këmbëkryq te Sheshi Willson

Protesta e PD/ Protestuesit ulen këmbëkryq te Sheshi Willson