Duket se për modelen britanike, Cara Delevigne nuk ekzistojnë pengesat.

Edhe pse mjaft e re në moshë , Cara është një nga emrat më të suksesshëm në botën e modës.

Por këtë herë ajo kërkon të përfshihet dhe në muzikë.

rita cara

Plani më i fundit i modeles bukuroshe është regjistrimi i një albumi të plotë muzikor.

Për këtë ajo ka kërkuar ndihmën e mikes së saj Rita Orës, e ashtëquajtura “gruaja” e saj.

Këtë e bëri të ditur vetë modelja, e cila postoi një foto në rrjetin ‘Instagram”, ku pozonte me një buf në dorë.

rita cara

Një burim ka thënë për ‘The Sun” se Cara është më e mirë se çmund ta mendojnë të tjerët në muzikë.

Për më tepër sipas burimit ajo është me fat që ka miq, të cilët janë emra të njohur të muzikës.

Cara, e cila ka filluar regjistrimet e këngëve, tannimë e ka një të tillë gati, e cila pritet të dëgjohet së shpejti.

(b.t/shqiptarja.com)