Plani A është i vetmi për Shqipërinë: anëtarësimi në BE, tha Taulant Balla në Konferencën Ndërparlamentare. Balla tha se Shqipëria synon të përmbyllë negociatat e anëtarësimit deri në Krishtlindjet e vitit të ardhshëm, objektiv që e cilësoi ambicioz.
“Procesi i aderimit vazhdon të jetë katalizatori më i rëndësishëm, më i fuqishëm për vendin tonë. Ne besojmë te ky proces 100%, dhe është pothuajse tërësisht komplet e qartë, sepse ne, Shqipëria, nuk kemi një plan B; kemi vetëm planin A, të bashkohemi me Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.
Kryetari i Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri u kërkoi përfaqësuesve europianë mbështetje për ratifikimin në kohë të traktatit të aderimit dhe u bëri thirrje që çështja të mos lihet në fund të agjendave parlamentare.
“Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, prandaj ne shpresojmë, dhe shpresojmë që deri në Krishtlindje vitin tjetër do të përmbyllim negociatat, dhe pastaj të fillojmë nga pranvera e 2028-ës. Në kalendaret tuaja të punës parlamentare, shpresojmë që të na keni aty për ratifikim. Procesin e ratifikimit të traktatit të aderimit të BE-së, mos e lini si temë e fundit në agjendë. Ju lutem, vëreni në krye të agjendës ratifikimin e aderimit të Shqipërisë në BE”, përfundoi Balla.
Lajmi kryesor:
Integrimi, Rama: E dashurojmë Evropën, por mos na lini në baltë! Do të ishte dështim madhor! Ambasadorja e BE: 2030 ambicie impenjative, vijoni punën!









