'Delicious Australia': Shqipëria, një nga destinacionet evropiane më të mira për pushime në 2024

'Delicious Australia': Shqipëria, një nga destinacionet evropiane më të mira për pushime në 2024

Bregdeti shqiptar

Nga malet e thepisura deri te vija bregdetare me plazhet mahnitëse dhe qytetet plot histori, Shqipëria po shfaqet si një nga destinacionet mesdhetare më të mira dhe më të lira për pushime në Evropë, shkruan Keith Austin në të përditshmen australiane delicious.com.au

Ku ndodhet Shqiperia?

Shqipëria është një vend me 2,8 milionë banorë, shumë pranë Italisë ku bashkohen detet Adriatik dhe Jon. Ajo ndodhet në Gadishullin Ballkanik juglindor të Evropës.

Shqipëria kufizohet në veri me Malin e Zi dhe në jug me Greqinë veriore. Ajo gjithashtu ndan kufijtë me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në lindje.

Si të shkoni në Shqipëri?

Shumë njerëz fluturojnë drejt Tiranës, kryeqytetit, në qendër të vendit. Ekziston një tjetër aeroport ndërkombëtar në Kukës, në verilindje, dhe një tjetër pritet të hapet në mars të vitit 2025, jashtë qytetit bregdetar të Vlorës.

Një mënyrë popullore për të hyrë në vend është të fluturoni në Korfuz dhe të bëni një udhëtim të shkurtër me traget për në Sarandë. Autobusët lëvizin në kufijtë tokësorë.

Ku të shkoni dhe çfarë të bëni në Shqipëri?

Shqipëria është një vend me një histori të larmishme, pasi ka qenë pjesë e perandorive romake dhe osmane përpara se të binte nën kontrollin komunist dhe sundimin 40-vjeçar të Enver Hoxhës, i cili krijoi një mbretëri eremite virtuale.

Secila prej tyre ka lënë gjurmë në vend si në aspektin social ashtu edhe në atë arkitekturor.

Si i tillë, vendi është i mbushur me kisha të mahnitshme, xhami, kështjella dhe 750 000 bunkerë të ndërtuar gjatë regjimit të Hoxhës.

Qyteti i lavdishëm prej guri i Gjirokastrës në jug është një destinacion popullor. Gjithashtu, disa nga vlerat arkitekturore janë parku arkeologjik i Butrintit, qytetet antike të Beratit, Korçës dhe Shkodrës.

Tirana ia vlen të vizitohet për të parë nga afër “çmenduritë” e regjimit të Hoxhës, ndërsa ata që kërkojnë aventura të largëta mund të eksplorojnë lumin më të egër ne Evropë, lumin e Vjosës dhe burimet termale të Benjës, në qytetin jugor të Përmetit.

Ku ndodhen plazhet më të mira në Shqipëri?

Me një vijë bregdetare prej 476 kilometrash, Shqipëria ofron shumë vendpushime mahnitëse. Plazhi i Ksamilit është një nga më të njohurit, por mund të mbipopullohet gjatë muajve të verës.

Vlora dhe Durrësi, më në veri, janë gjithashtu plazhe të njohura turistike.

Bregdeti në veri të Sarandës është i mbushur me plazhe të vogla, të izoluara si Lukova dhe Buneci, ku restorantet ofrojnë ushqime, si peshk dhe birrën e shkëlqyer vendase, “Birra Korça”.

Plazhi i vogël në Porto Palermo është një destinacion i mrekullueshëm, Aty pranë ndodhet kështjella 200-vjeçare e Ali Pashës.

Deti në Shqipëri është i pastër, i kristaltë dhe i qetë, por kini parasysh se shumë plazhe janë me gurë dhe jo me rërë.

Çfarë kuzhine shërbehet në Shqipëri?

Kuzhina lokale është shumë e lidhur me pjesën tjetër të Mesdheut, ku një përdorim të gjerë zënë vaji i ullirit, frutat, perimet, mishi dhe peshku.

Një ushqim popullor dhe shumë i lirë është byreku, i mbushur me djathë, spinaq, mish ose qepë. Pica gjendet pothuajse kudo.

A është Shqipëria e lirë për të udhëtuar?

Si në cdo vend tjetër, gjatë muajve të verës mund të jetë pak më shtrenjtë, kështu që këshillohet udhëtimi jashtë pikut të sezonit.

Në qershor të vitit të kaluar pagova rreth 2 dollarë për një kafe, në një kafene buzë detit në Sarandë .

Një birrë vendase kushton rreth 1,61-3,22 dollarë. Një pjatë me mish viçi dhe perime kushton afërsisht 8,05 dollarë.

Në përgjithësi, Shqipëria është më e lirë se shumica e vendeve të tjera evropiane./ atsh

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/04/2024 03:37

    Me mire t'i justifikoni komplimentat qe ju ben revista australiane e mos i zhgenjeni.Turisti australian nuk eshte njelloj si ai italian,gjerman,francez,apo austriak qe i ke te dera dhe qe mund te vine vazhdimisht,ose qe jane turiste ekonomike/buxhetore;nuk eshte as si turistet qe vine nga vendet e /partive motra/ te dikureshme.Turiste qe vine nga vende te tilla si Australia,Japonia,Malajzia,U.S.A,Afrika e Jugut,Canada e te ngjashem kane shpenzime udhetimi e pushimesh te tilla,qe do t'ju leverdiste me mire t'i shpenzonin parate afer rajoneve gjeografike ku jetojne se sa ne vende te largeta e te humbura si joni.Vertet vijne nga disa prej vendeve me te pasura ne bote,por parate nuk rriten ne peme per asnje,prandaj turiste te tille e kerkojne te justifikuar investimin qe po bejne ne pushime.Duhet sherbim cilesor,kushte te mira e ushqim e pushime te shkelqyera.Kam pare nje here nje fletushke prenotimesh udhetimi me kryqezore per ne destinacione te ndryshme.Po jap nja dy shembuj per te kuptuar se perse po flisja mesiper.Nje udhetim me anije/kryqezor nga U.S deri ne zona te tilla te aferta si Meksike,Karaibe,Aruba e te ngjashme shkon disa qindra dollare bileta per person pa llogaritur sa te kushton te shkosh ne portet e pikenisjes,kurse po te duash te vizitosh Evropen,Azine,Afriken me kryqezore,bileta shkon me mijera dollare/personi dhe kostoja rritet ne varesi te largesise se destinacionit dhe ketu nuk perfshihet bileta e avionit qe te shpie ne piken nga ku niset/mbrin kryqezori.Por keta turiste do te ndalojne neper pika te ndryshme te udhetimit si vendi jone.Por kur te zbarkojne p.sh ne nje restorant ne Vlore te priten e te sherbehen me dinjitet e me cilesi,jo t'i tmerroje nje si ai Kokedhima.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja