Delina Ibrahimaj në Report Tv: Duam të blejmë produktet e lëndëve të para me një fond të veçantë! Amnistia fiskale lindi nga nevoja për të ardhura

Qeveria po parashikon një fond të veçantë për blerje të produkteve të lëndëve të para. Kështu deklaroi ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në intervistën për Report Tv në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo". Teksa vihet re rritje e çmimeve dhe përflitet për mungesë produktesh në një kohë kur vijon lufta në Ukrainë dhe është bllokuar gruri ukrainas, qeveria po merr masa që të rrisë rezervat e shtetit.

"Kriza e çmimeve vjen nga mungesa e ofertës. Duhet të jemi të përgjegjshëm që ka mungesë oferte gruri në tregje ndërkombëtare, duhet të jemi gati që Shqipëria të mos e ndjejë mungesën e ofertës. Në aktin normativ po parashikohet fond i veçantë për blerje të produkteve të lëndëve të para. 

Rezervat e shtetit kanë qenë gjithmonë por po mundohemi t'i rrisim duke qenë se ka pasiguri për vitin e ardhshëm në mënyrë që Shqipëria të përballojë sa më mirë krizën. Nuk duam të ndërmarrim hapa të nxituar", tha Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj ka folur edhe për projektligjin e propozuar nga qeveria për amnistinë fiskale duke treguar si ideja ishte e vjetër dhe zbulon arsyen përse e rikthyen pas tërheqjes.

"Amnistia fiskale ka qenë ide e vjetër, e cila ka nisur gjatë vitit 2020, lindi nga nevoja për të ardhura që kishte qeveria pas tërmetit 2019. Kërkoheshin kapitale të shumta me qëllim rindërtimin e vendit dhe nisëm procesin e amnistisë në vitin 2020.

Pasi u propozua pati reagime të forta nga MoneyVal duke qenë se kishin disa sugjerime sa i përket draftit të projektligjit që po diskutohej në atë kohë. Ndaj e tërhoqëm projektligjin e amnistisë që të reflektonin dhe rivjen në vitin 2022. Para se të merrnim vendimin, një nga pyetjet që iu drejtua qytetarëve ishte nevoja nëse duhet zbatuar apo jo amnistia dhe mbi 300 mijë shqiptarë u përgjigjën pozitivisht", tha Ibrahimaj.

E pyetur nëse financat janë në gjendje 'ulëritëse' pasi vendosën të legalizonin pjesën e errët të ekonomisë, Ibrahimaj u përgjigj se në të gjithë botën ka vështirësi të gjetjes së financimeve.

"Për të thënë pjesën e errët është fjalë shumë e gjerë. Një pjesë të informalitetit. Financat janë në situatë të vështirë ku nevoja për likujditet është e madhe. Në të gjithë botën ka pasur vështirësi të gjetjes së financimeve. Normat e interesit janë rritur dhe kjo është një nga arsyet. Arsyeja tjetër është se për 30 vite kemi pasur ekonomi informale. Shteti ka marrë disa iniciativa për amnisti fiskale që ka qenë më shumë në konceptin e faljes së tatimpaguesve", tha Ibrahimaj.

Ndër të tjera u shpreh se janë rreth 3.4 miliardë jashtë bankave që jo e gjitha është informale. Nuk la pa përmendur edhe nismat e ndërmarra me qëllim gjurmimin e transaksioneve në kohë reale.

“Banka e Shqipërisë, ka një statistikë. Shifrat janë shumë të larta rreth 3.4 miliardë dollarë, pjesë e kësaj paraje kesh ndodhet edhe nëpër arkat e bizneseve. Jo e gjitha është para informale. Është dhënia e mundësisë për bizneset që të deklarojnë  paratë e tyre. Vitet e fundit kemi marrë shumë nisma, me qellim gjurmimin e transaksioneve në kohë reale”, tha Ibrahimaj.

Kujtojmë se në projektligj thuhet se çdo qytetar shqiptar, rezidentë në Shqipëri, por edhe emigrantët do të mund të përfitojnë nga amnistia fiskale deri në shumën 2 milionë euro. Projektligji për amnistinë fiskale dhe penale për deklarimin vullnetar të pasurisë është hedhur për konsultim publik, për të marrë mendimin e individëve dhe grupin e interesit. Qëllimi është për të kuptuar nëse publiku është dakord që një person të deklarojë deri në 2 milionë euro pasuri, që deri më tani e ka pasur të padeklaruar dhe t’i njihet kjo si një pasuri e ligjshme pavarësisht burimit të këtyre të ardhurave. Në faqen zyrtare të BE-së nënvizohet si problem pasi rezidentët jotatimorë, do të importonin para për të përfituar nga amnistia.

Ndryshimet në projektligjin e amnistisë fiskale kanë nxitur një reagim negativ nga Komisioni Evropian ku thuhet se do të dobësonte kontrollet e vendit kundër pastrimit të parave. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
84 vota për të kaluar amnistinë fiskale në Kuvend, Ibrahimaj: Duhet akti për rregullimin e zinxhirit të informalitetit

 

Qeveria do të shfrytëzojë muajt korrik e gusht për konsultime publike për të gjetur konsensusin e biznesit, shoqërisë por edhe politik në kushtet ku për të kaluar në Kuvend, amnistisë fiskale i duhen 84 vota.

Në intervistën për "5 pyetjet nga Babaramo", ministrja Delina Ibrahimaj theksoi se duhet të kalojë si ligj nëse merr votat e duhura në parlament dheshtoi se është e bindur që ekonomia ka nevojë për këtë impuls.

"Ligji duhet të diskutohet. Nëse merr konsensusin e duhur dhe votat e duhura në parlament, duhet të kalojë. Jam e bindur që ekonomia shqiptare ka nevojë për këtë impuls dhe familjet kanë nevojë të legalizojnë ato para dhe të mos jetojnë duke gjetur mënyra si të blejnë pasuri e të evitojnë dicka që është fakt. Informaliteti është fakt. I duhet dhënë kjo mundësi bizneseve dhe indiviëve që të mos kenë incentiv për të nëndeklaruar apo blerë një pasuri që ka vlerë më të lartë por blihet me kosto më të ulët dhe pjesa tjetër merret cash. Pra duhet një akt që të rregullojë një zinxhir informaliteti. Nëse ky akt nuk ndodh, do të jetë i tillë dhe në të ardhmen", tha Ibrahimaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cfare lloj shteti: 19/07/2022 13:37

    Eshte ky qe megjithese Kuvendi, sado kot qe eshte sepse voton sipas porosise se shokut zotit Edvin, "goca" thote se punojme me akte normative kur na duhet lek i madh??

    Përgjigju
  • Ilmiu: 19/07/2022 11:32

    1- Amnisti 2 milion euro per familje te thjeshta emigrante qe merren me pune te ndershme,NUK KA! 2- Nga nevoja per para,shtei mund te ndihmoje lehtesi per kriminalitetin????? zgjidhja duhet menduar per te qene afatgjate jo vetem momentale.... nuk zgjidhet informaliteti me amnisti,por me nivele kontrolli te pastra nga te korruptuarit dhe te paaftet militane....

    Përgjigju
  • A. N.: 18/07/2022 23:42

    Sikur ishin emigrantet ata qe kishin kerkuar me ngulm amnistine dhe jo shteti qe paska nevoje per te ardhura.

    Përgjigju
  • erdi: 18/07/2022 22:40

    Te fala Arlindit dhe drejtoreve hajdute qe ke ne institucionet e varesise! Cdo sekretar i MFE na i zenka shok drejtorucat e vegjel analfabete! Hap pak buletinin e Klsh te shohesh institucionet qe meren me kredi dhe varen nga Ministria e Finncave! Vjedhje e abuzime pa fund!

    Përgjigju
  • Gazmend K.: 18/07/2022 22:30

    1 Pyetje Delina: ku ndodhet "Terminali i Grurit" (Grain Terminal) te Shqiperise dhe Kosoves ne Portin e Durresit? A e dini se për çfarë janë terminalet e grurit?

    Përgjigju
  • Tiku: 18/07/2022 22:29

    Kesaj i thone te heqesh breket para krimit per te ardhura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja