Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, ka paralajmëruar Serbinë që të mos provojë organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, sepse kjo do të ishte në kundërshtim me Rezolutën 1244, por edhe do t`u shkaktonte dëm afatgjatë interesave të Serbisë. Sipas ambasadorit amerikan, autoritetet në Beograd duhet të kuptojnë se bashkësia ndërkombëtare është shumë serioze kur e thotë këtë.

 “Nëse përpiqet të organizohen zgjedhjet, mendoj se fillimisht do të hedhim poshtë legalitetin e atyre zgjedhjeve. Ne nuk do të pranojmë rezultatin e zgjedhjeve të tilla. Por, unë mendoj se ne nuk do të vijmë në këtë situatë. ”, tha ambasadori Dell.

Dell përsëriti se pranimi i fusnotës nga autoritetet e Kosovës është përfituese dhe hapje drejtë proceseve në BE.