Dell: Surroi i ishte lutur Thacit
për president, reagon Surroi

Dell: Surroi i ishte lutur Thacit <br />për president, reagon Surroi
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mbi mandatin e Presidentes Jahjaga në krye të shtatit për një mandate të plotë deri në vitin 2016 ka nxitur një debat të gjerë në Kosovë mes analistëve vendas dhe ambasadorit amerikan Kristofer Dell. Në krye të këtij debate qëndron politikani I njohur kosovar dhe ish kreu i partisë Ora Veton Surroi. Surroi ka shkëmbyer edhe disa letra publike me ambasadorin amerikan të sigluara si “Letra lamtumire të ambasadorit amerikan”. Debatet janë nxitur nga një intervistë e Kristofer Dell në të përditshmen “Kosova sot”. Ambasadori amerikan bën publike këtu lojën politike që u zhvillua në garën për president në fund të vitit 2010 dhe në vitin 2011.
Ai u shpreh se “Plani i AAK ishte që Ramush Haradinaj të merrtë postin e kryeministrit, kurse Thaci të behëj president.”
Por sipas Dell Veton Surroi i ishte lutur Thacit ta propozonte për postin e kreut të lartë të shtetit.
“Më duhet t’ju them se një veprim që më ka bërë të ndihem i ndotur duke qenë dëshmitar i tij ka qenë kur kam pare Veton Surroin të zvarritet para kryeministrit duke e lutur të bëhet president. Kjo ka ndodhur në shtëpinë time, në fund të tetorit apo në fillim të nëntorit”-ishte shprehur Dell.
Por kjo ka nxitur reagimin e menjëhershem të Surroit I cili përmes akuzon ambasadorin amerikan si shpërndarës thashethemesh madje me ironi e quan si “gratë e këqija”
Ish kreu i partisë Ora në Kosovë Surroi pranon se ka qënë në rezidencën e ambasadorit amerikan në fund të 2010, por sqaron se “nuk ka pasur kurrfarë zvarritje, as lutje nga ana ime, po ka qenë ide e ambasadorit Dell dhe pjesë e bisedës së tij. (Kurse) Pacollit asnjëherë nuk i jam kërcënuar, por në një takim i kam thënë se do t’i bënte dëm Kosovës zgjedhja e tij për president”.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete