Deloitte nxjerr raportin:
Borxhi 246 milionë USD
Qeveria aktuale ka një sërë problemesh për të zgjidhur, të trashëguara nga qeverisja e Berishës.
TIRANE- Qeveria aktuale ka një sërë problemesh për të zgjidhur, të trashëguara nga qeverisja e Berishës. Një nga këto është dhe borxhi që shteti ka ndaj bizneseve private, auditimin e të cilit e ka marrë përsipër komapania “Deloitte & Touche”. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, përmes një konference për shtyp, bëri dje publike rezultatet e auditimit që kompania “Deloitte & Touche” ka bërë për borxhin që kjo qeveri i ka biznesit të brendshëm e të huaj. Ministri tha se “Deloitte & Touche” kishte për detyrë të verifikonte vetëm atë pjesë të borxhit që qeveria kishte ndaj biznesit deri në datën 3 gusht 2013.
BorxhiShifra e borxhit ndaj sipërmarrjes është rreth 24.6 miliardë lekë
“Deloitte & Touche” ka identifikuar shifrën prej 246 milionë dollarë që buxheti i shtetit i detyrohet biznesit të brendshëm apo të huaj”, - tha Cani. Ky borxh është vetëm në faturat e papaguara që qeveria u ka firmave, dhe këtu nuk përfshihet TVSH-ja e parimbursueshme. Sipas ministrit të Financave "Kjo shifër ka në pjesën e vet, dhe nuk do hyjë në detaje, sektorë të ndryshëm të ekonomisë por pjesën dërmuese e ka pjesa e infrastrukturës, që zë 65 % e kësaj shume dhe më pas shëndetësia, arsimi, etj”.
ShlyerjaSa i takon shlyerjes së menjëhershme të borxhit Cani tha se kjo ministri ka dëshirën të shlyejë të gjithë njëherësh por kjo do të varet nga huaja për të cilën kanë hyrë në negociata. “Borxhet nuk do shlyhen nga paratë e buxhetit por nga një hua e marrë. Jemi në fazën e negociatave të huasë dhe ta marrim njëherësh dhe të shlyejmë njëherësh. Është dhe një mundësi që të shlyhet nga buxheti, nëse mundemi, mund të bëjmë parapagim deri në momentin kur të marrim hua”,- tha ai. Ndërkaq në një deklaratë të pak kohëve më parë, kreu i Financave ka shpjeguar se pëprara se të shlyhet borxhi, që shteti i detyrohet bizneseve, fillimisht do të kontrollohet përmbushja e kontratës sipas ligjet. Në bazë të përmbushjes së kontratës do të kryhet edhe shlyerja e detyrimeve.
Të tjeraBorxhi i audituar nga kompania “Deloitte & Touche” nuk përbën të gjitha detyrimet që shteti duhet të shlyejë ndaj individëve dhe bizneseve. Cani tha se Ministria e Financave është e ndërgjegjshme që ky borxh ëstë vetëm një pjesë që shteti u ka individëve dhe bizneseve, ndërkohë që pjesë e strategjisë është dhe zbulimi i të gjithë borxhit, me një partner të tretë. Strategjia përfundon në pagimin e borxhit.
Në këtë shifër, të Deloittet nuk përfshihen borxhet që qeveria u ka individëve, detyrime që bazohen në ligje, apo dhe vendime gjykatash.
Shkrimi u publikua sot (05.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.5%
-
Gafë
51.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Fitore ‘me dhunë’, Real Madrid mposht 3-0 Mallorcan dhe gjen Barçën në finalen e Superkupës së Spanjës
10 Janar, 09:20
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Magnezi apo Kalciumi? Cili është më i rëndësishëm për kocka të forta
10 Janar, 09:01
-
VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa
10 Janar, 08:43
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Sa i përket punës, këto ditë do të merrni një lajm të mirë, horoskopi për sot
10 Janar, 08:30
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar
10 Janar, 08:17
-
SHBA/ Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Trump për të ndalur dhënien e dënimit nga një gjykatë në Nju Jork
10 Janar, 08:16
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
SHBA/ Gjykata e Lartë mund të mbyllë TikTok! Dy miliarderët duan të blejnë asetet amerikane të platformës, premtojnë forcimin e privatësisë dhe besimin e përdoruesve
10 Janar, 07:34
-
Zjarret në SHBA, pamjet satelitore tregojnë si ishte Los Anxhelos para dhe pas shpërthimeve të flakëve masive (FOTO)
10 Janar, 07:21