Delta apo Delta Plus? Ja se çfarë dimë për variantin e ri të COVID-19 që ka shkaktuar frikë në kontinentin Evropian

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 35,204 raste të tjera të variantit Delta të koronavirusit në javën e kaluar,  një rritje prej 46% në javën e kaluar në njën kohë që në vend ka pasur një fushatë vaksinimi masiv.

Duke çuar kështu 111.157 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me Delta në vend, deklarojnë autoritet shëndetësore britanike, të cilat gjithashtu vërejnë se tanim Delta është varianti më dominant në vend. Ajo përbën më shumë se 90% të të gjitha rasteve të reja të Mbretërisë së Bashkuar.

Në Evropë, udhëheqësit u kanë bërë thirrje qytetarëve të "qëndrojnë vigjilentë" përballë variantit shumë herë më të transmetueshëm, ku kancelarja gjermane Angela Merkel  paralajmëroi të enjten: "Në Gjermani dhe Evropë, ne gjithashtu po lëvizim në një shtresë të hollë akulli".

Cfarë është varianti Delta?

Ky variant B.1.617.2 u identifikua për herë të parë në Indi dhe është një variant i SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19.

Pse ky variant është shqetësues?

Ndërsa është normale që viruset të  pësojnë transformime këto ndryshime ndonjëherë mund të ndryshojnë efektet e vetë virusit.

Varianti Delta, besohet të përfshijë mutacione që e bëjnë më të lehtë për koronavirusin e ri të kapet në qelizat e trupit. Kjo do të thotë që varianti përhapet më lehtë sesa origjinali dhe për këtë arsye ka potencial më të madh për të shkaktuar valë të reja infeksionesh.

Ende nuk dihet nëse varianti ka siptoma më të rënda, e vetmja gjë që aprovohet nga të gjithë se është më rezistent megjithatë, studimi është duke u zhvilluar.

A është më i transmetueshëm se varianti Alpha?

Po. Varianti Alpha, i identifikuar për herë të parë në Kent, Angli besohej të ishte më i transmetueshëm se forma origjinale e SARS-CoV-2. Sidoqoftë, varianti Delta tani e ka tejkaluar këtë. Besohet të jetë 60% më i transmetueshëm se Alpha.

Sa është përhapur në Evropë?

Projeksionet nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tregojnë se varianti Delta mund të përbëjë 90% të të gjitha rasteve COVID-19 në të gjithë kontinentin deri në fund të Gushtit,  një pamje e ngjashme me situatën aktuale në Britani.

Agjencia me bazë në Stokholm shtoi se lehtësimi i kufizimeve të COVID-19 "mund të çojë në një rritje të shpejtë dhe të konsiderueshme të rasteve ditore në të gjitha grupmoshat".

Zyrtarët portugezë thonë se shtrimet në spital kanë arritur një nivel "shqetësues" në Lisbonë pas një rritje të rasteve të viruseve të shkaktuara nga varianti Delta.

A kanë simptomat të njëjta?

Ka shenja të simptomave të tjera jashtë kollës të thatë dhe humbjes së shijes dhe nuhatjes që zhvillohen me variantin Delta.

Profesori Tim Spector, i cili drejton studimin e simptomave të COVID në Mbretërinë e Bashkuar, tha se simptomat më të spikatura tani duket se ishin dhimbja e kokës dhe rrjedhjet e hundës.

Ai u shpreh se sëmundja "po vepron ndryshe tani" dhe është më e ngjashme me "një ftohje të keqe"..

"Që nga fillimi i majit, ne kemi studiuar simptomat e përdorusve të aplicacione Trace and Traccking dhe ato nuk janë të njëjtat me ato që ishin," tha ai. "Simptoma numër një është dhimbja e kokës, pastaj pasohet nga dhimbja e fytit, rrjedhja e hundës dhe ethe."

Çfarë është Delta Plus?

Ndërsa njerëzit po vrisnin mendjen sesi t’i shpëtonin variantit Delta, raportet nga zyrtarët indianë këtë javë zbuluan një variant tjetër - Delta Plus .  Të paktën 16 raste u gjetën në shtetin e Maharashtra  dhe tani 42 raste janë gjetur në MB. Ai është një mutacion i variantit origjinal Delta dhe gjithashtu besohet të jetë më i transmetueshëm.

Çfarë mund të bëjmë?

Diskutimi dhe shqetësimi i shtuar në lidhje me variantet ka nxitur liderët në të gjithë Evropën të nxisin qytetarët të marrin të dyja dozat e vaksinës së COVID-19.

Hulumtimet tregojnë se vaksinat e autorizuara janë të dobishme kundër varianteve të koronavirusit, përfshirë atë të variantit Delta. Ajo gjithashtu tregon se njerëzit mbrohen më mirë pasi marrin dy dozat e tyre sesa vetëm një.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës