Një sasi municionesh është gjetur dhe sekuestruar ditën e sotme në një banesë të vjetër në Delvinë. Nga kontrollet e ushtruara nga policia mësohet se janë gjetur dy arka me fishekë, një kallashnikov, një bombë.
 
Sipas policisë së Delvinës, në banesën ku i gjetën armët nuk banon njeri, pasi pronari i shtëpisë prej 15 vitesh jeton në Greqi.
 
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit.