DELVINE- Dy të moshuar janë bërë pre e grabitjes me dhunë mbrëmjen e djeshme. Në fshatin Velahovë të komunës Mesopotan në rrethin e Delvinës 2 të moshuarit janë dhunuar dhe më pas janë grabitur nga persona të maskuar.
 
Ngjarja u shënua natën e mbrëmshme në banesën e dy të moshuarve Konstandin dhe Vasillo Boli, përkatësisht 87 dhe 82 vjeçe.
Aktualisht, ata ndodhen në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.

Personat e maskuar sipas policisë së Sarandës kanë grabitur sende me vlerë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorëve të këtij krimi. Kjo është grabitja e dytë brenda 7 ditësh në zonën minoritare.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)