DELVINË - Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Shijan në Delvinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 minuta dhe sipas policisë, i plagosuri ka marrë plagë në shpatull, kofshë dhe shpinë. Sajmir Muho, 30 vjeç mësohet se është goditur 5 herë me thikë.

Autori i dyshuari i kësaj plagosjeje mësohet se është kushëriri i Muhos.

Nga policia është mësuar se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta me kushëririn e tij, i cili është shpallur në kërkim. I plagosuri, është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës. Sipas bluzave të bardha, 30-vjeçari Muho është jashtë rrezikut për jetën.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)