DELVINE- Ndërron jetë i moshuari, i cili rreth 1 javë më parë u dhunua nga disa persona të cilët i grabitën banesën e tij. Ngjarja u shënua më 3 nëntor, në fshatin Velahovë të komunës Mesopotan në rrethin e Delvinës, ku 2 të moshuar, burrë e grua u dhunuan dhe u grabitën nga persona të maskuar.
87 vjeçari Konstandin Boli ndërroi jetë ditën e sotme dhe sipas mjekëve të spitalit të Sarandës ai ka pësuar hemoragji pas goditjeve në mushkëri.
Edhe bashkëshortja e viktimës Vasillo Boli, 82 vjeçe ka marrë plagë nga grabitësit të cilët janë ende në kërkim nga policia. Në banesën e të moshuarve u grabitën sende me vlerë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Grabitja me 3 nentor