DELVINË - Një bari 34-vjeçar u gjet i pajetë nga policia në malin e Pigadhes pranë fshatit Kopacez në Delvinë. Policia tha se ka identifikuar viktimën, E.Nora dhe se dyshimet e para janë që 34-vjeçari të jetë vrarë me armë. Megjithatë, nuk përjashtohet edhe pista e vetëvrasjes.
 
Sipas policisë, 34-vjeçari punonte bari me lopë në këtë zonë.
 
Zona ku është gjetur viktima ndodhet larg shtëpive të banuara të fshatit, ndërsa trupi i pajetë është konstatuar nga banorë të zonës.

Policia prej orëve të para të mëngjesit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo me aktin ekstrem të vetëvrasjes. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)