DELVINË - Digjet i gjallë në banesën e tij një 67-vjeçar, Kostandin Thoma Pilo.

Ngjarja ka ndodhur sot ë fshatin Buronjë-Mavropull të komunës Finiq në Delvinë.

Edhe pse fqinjët tentuan ta ndihmonin, duke shuar më pas ata zjarrin në banesën njëkateshe, por me vonesë, pa mundur ta shpëtonin dot nga flakët që përpinë shpejt banesën.

Pasi policia mbërriti në vendngjarje ngriti dyshimin se shkak i zjarrit mund të ketë qenë cigarja e ndezur dhe dremitja e fatkeqit.

Konstandini jetonte i vetëm në banesën e tij.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)