Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Delvinë.

Rreth orës 10:30, në fshatin Dhrovjan, njësia Administrative Mesopotam, ka dalë nga rruga automjeti tip "Benz 250" ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, P.V, 67 vjeç, banues në fshatin Krongj (Mesopotam). 

Në automjet nuk ka patur persona të tjerë përveç drejtuesit të mjetit.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë humbja e kontrollit të mjetit gjë që ka rezultuar fatale për drejtuesin 67-vjeçar. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com