/ATSH/-Veprimtari i çështjes kombëtare, simbol i rezistencës shqiptare në Kosovë, Adem Demaçi, e ka konsideruar të vonuar marrëveshjen për koalicion qeverisës mes PDK-së dhe LDK-së, ndërsa ka vlerësuar se është i natyrshëm dhe se qeveria e re duhet të ndjekë shembullin qeverisës të Gjermanisë.
"Vlerësoj se ky koalicion është i natyrshëm dhe në përputhje me rrjedhën normale të ngjarjeve, dëshirave dhe të përcaktimeve të qytetarëve. Në politikë nuk duhet të bëhen probleme të panevojshme. Prandaj, ky veprim që është ndërmarrë nga dy partitë, mendoj se është bërë në të mirë të shtetit", ka thënë Demaçi në intervistë për gazetën kosovare "Epoka e re".
Ai ka thënë se, sipas të gjitha gjasave, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, do ta drejtojë qeverinë e re. "Kryeministër do të jetë z. Isa Mustafa, për shkak se është specialist i degës së vet. Duhet një kryeministër i tillë, sepse pika më e dobët e politikës së Kosovës është ekonomia. Kosovës i duhet një njeri i cili e njeh ekonominë dhe i njeh financat. Po ashtu, Isa i ka edhe shokët të cilët e njohin ekonominë, siç është Muhamet Mustafa", ka deklaruar Demaçi.
Ndërsa, për sa i përket pozicionit të liderit të PDK-së, Demaçi ka thënë se Hashim Thaçi duhet të bëhet sa më parë president i Kosovës. Në këtë kontekst, Demaçi i ka sugjeruar presidentes Atifete Jahjaga t'ia lëshojë vendin Thaçit dhe ajo ta përfaqësojë Kosovën në NATO. "Thaçi duhet të jetë president dhe zonja Atifete mund të shkojë ta përfaqësojë Kosovën në qarqet e NATO-s në Bruksel.
Gjithashtu, edhe heroin e luftës çlirimtare, Ramushin, nuk duhet ta linin anash. Do të ishte e natyrshme sikur PDK-ja dhe LDK-ja t'ia bëjnë një vend në qeveri", është shprehur Demaçi.
E kur është në pyetje funksionimi i qeverisë së re, Demaçi ka deklaruar se ajo duhet të funksionojë sipas modelit gjerman.
"Kjo qeveri duhet ta ndjekë shembullin qeverisës të Gjermanisë. Gjermania mike ka kapacitete ta ndihmojë në të gjitha aspektet. Ne kemi nevojë për ndihmën gjermane. Kosova ka probleme të mëdha, sidomos ekonomike", ka deklaruar Demaçi, duke shtuar se qeveria e re duhet të angazhohet maksimalisht për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, të cilat, sipas tij, do të ndikonin në rënien e nivelit të korrupsionit dhe dukurive të tjera negative.
"Prandaj qeveria e re duhet të organizohet sa më shpejt, nuk duhet të humbet kohë dhe rreth vetes duhet të ofrojë ekspertë të fushave të ndryshme, pa dallim partie. Domethënë, duhet të bëhet depolitizimi i të gjitha vendeve të rëndësishme ekonomike, arsimore, kulturore etj", ka thënë Demaçi.
/Shqiptarja.com