Në fotografitë e postuara ai ka vizatuar vijat në bjeshkët kufitare, ku sipas tij janë të dukshme territoret e Kosovës që do t’i kalojnë Malit të Zi.
Arben Islami ka shkruar:
“Tung njerëzim, si bjeshkatar jam duke e përcjellë për së afërmi punën e demarkacionit me Malin e Zi.
Këtë punë e kam dite qysh në vitin 2011 dhe 2012 pasi pata marrë informata nga disa persona në Kosovë dhe Mal të Zi.
Menjëherë i pata përgatit disa foto dhe përshkrime, të cilat ju pata dërgu disa personave që atëherë (dhe tash) merreshin me politikë.
Përgjegjen që e kam marre prej tyre në facebook ka qenë shenja “seen” dhe asgjë tjetër.
Pasi nuk morra përgjegjje dhe nuk u ndërmor asgjë nga askush, në vitin 2014 dhe 2015 lancova vet vizatimet me shenjëzime të kufijve dhe përshkrime.
Shumica e mediave në KS prej atëhershit i kanë shfrytëzuar këto foto dhe vizatime dhe jam i gëzuar qe kanë pasë efekt. Une nuk jam në asnjë parti por e përfaqesoj Kosovën ashtu si une dua. Jam bjeshkatar i kallt dhe e dua bjeshkën e Kosovës pa masë.
E di qe deri tani nuk e keni pasë idenë se çka po humbim. Pasi jam vet bjeshkatar dhe njëkohësisht e kam hobi fotografinë, por edhe i di përmendësh bjeshkët, po ju sjelli pamjet e vetëm 1/5 te territorit të përgjithshëm që s/do të jetë në KS.
Shpresoj shume që marrëveshja e re nuk do të kaloj sepse pastaj nuk ka kthim prapa.
Deputetë, para se të vendosni për me e falë këtë tokë për viza, mendoni mirë për emrin e juaj dhe të gjithë pasardhësve t’uaj. Do të jeni shumë të popullarizuar PËR TË KEQ !” (sic), ka shkruar Islami, duke i bashkangjitur postimit të tij edhe fotografitë nga pjesa e kontestuese e territorit./Telegrafi
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com