Demarkacioni, gaz lotsjellës për herë të tretë në Kuvendin e Kosovës

Demarkacioni, gaz lotsjellës për herë të tretë në Kuvendin e Kosovës

PRISHTINE-Për herë të tretë brenda ditës është ndërprerë seanca në Kuvendin e Kosovës për shkak se është hedhur gaz lotsjellës nga deputetët e Vetëvendosjes. Rreth orës 12:00 u ndërpre për herë të parë seanca, pasi u hodh gaz lotsjellës, ndërsa rreth orës 13:00 përsërit e njëjta e njëjta situatë.

Herën e parë dhe të dytë gazin e hodhën deputetët e Vetëvendosjes Xhelal Sfeēla, Fitore Pacolli, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Liburn Aliu, të cilët janë pėrjashtuar nga seanca plenare. Në orën 15:30 rifilloi për herë të tretë seanca për të votuar për marrëveshjen, por sërish u ndërpre po për të njëjtën arsye, deputetët hodhën gaz lotsjellës.

Gazi lotsjellės ėshtė hedhur nga deputetėt e Vetėvendosjes, e cila ėshtė kundėr marrėveshjes me Malin e Zi. Gazi lotsjellės ėshtė njė skenar i cili ėshtė i pėrsėritur nė kuvendin e Kosovės, ku edhe gjatė qeverisjes sė Isa Mustafės ėshtė hedhur disa herė.

Presidenti Hashim Thaēi ka dėnuar veprimet e Vetėvendosjes, ndėrsa shumica ėshtė shprehur e vendosur pėr tė votuar marrėveshjen e demarkacionit. Seanca ka nisur qė ditėn e djeshme, ndėrsa u ndėrpre mbrėmė pėr tė vijuar sot, tashmė pritet votimi.

d.b/shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun