Demarkacioni,Kosova tjetër hap
para,miraton ndryshimin e ligjit

Demarkacioni,Kosova tjetër hap<br />para,miraton ndryshimin e ligjit<br>
Komisioni për Punë të Jashtme me 7 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim e ka miratuar ndryshimin e Ligjit për ratifikimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, raporton “Zëri.info”.

Në këtë ligj përfshihet Marrëveshja e Vjenës, deklarata e përbashkët e presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi, si dhe raporti i Komisionit shtetëror për demarkacionin.

Ndryshimi që i është bërë ligjit është fjala "për orientim" që vlen për raportin e Bulliqit.

Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme kanë munguar anëtarët Aida Dërguti, Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani, ndërsa të pranishëm si mysafir kanë qenë deputetët e Vetëvendosjes, Ali Lajqi, Sami Kurteshi dhe Fitore Pacolli.  Këta tre të fundit kanë dhënë kritika ndal ligjit duke thënë se është kundërthënës.

Ndërsa, Zafir Berisha i Nismës këtë herë ka votuar për ndryshimin e Ligjit për Demarkacionin me Malin e Zi. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro