Demarkacioni kusht për vizat?
Haradinaj përplaset me Thaçin

Demarkacioni kusht për vizat?<br />Haradinaj përplaset me Thaçin
Presidenti dhe kryeministri i Kosovës nuk janë në një linjë për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. E ndërsa Thaçi deklaroi dje se demarkacioni është kusht për liberalizimin e vizave, Haradinaj nuk mendon kështu.
 
Çështja e kufirit me Malin e Zi është jetike dhe duhet të kaloj në parlamentin e Kosovës, sepse edhe në takimin që zhvillova me Presidentin (Donald) Tusk edhe gjithashtu me zonjën Mogherini, qëndrimi i Bashkimit Evropian është qëndrim unik dhe i qartë; pa ratifikim të marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.
 
Prandaj e ftoj gjithë spektrin politik për një urtësi, për një kohezion dhe të shikojmë rreth ndërtimit të një qëndrimi të përbashkët dhe qytetarët e vendit për shkak të politikave ditore apo elektorale, të mos mbesin peng të mos lëvizjes së lirë në të gjitha vendet e BE-së.
 
Pra, pa ratifikim nuk ndodh liberalizimi i vizave. Për fat të keq ky është qëndrimi i qartë dhe i prerë i Bashkimit Evropian
” deklaroi dje Thaci te VOA.
 
Por kryeministri Haradinaj deklaroi sot se liberalizimi i vizave nuk varet nga demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.
 
Nesër Qeveria e voton komisionin për demarkacion. Që nesër fillojmë me punë për të gjetur fakte se opsioni i tashëm është gabim. Kjo temë nuk po rrinë në sirtar.
 
Brukseli e vlerëson se kjo temë është në proces dhe nuk do të lidhet afati i kësaj teme me afatin e liberalizimit. Nuk duhet të lidhet Demarkacioni me Vizat
” kështu deklaroi ai për mediat.
 
Por BE e ka deklaruar qartë se demarkacioni është kusht për liberalizimin e vizave.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre