Demarkacioni, liderët
kosovarë arrijnë marrëveshjen

Demarkacioni, liderët<br />kosovarë arrijnë marrëveshjen<br>
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se është arritur marrëveshja në mes të faktorit politik shqiptar, pa Vetëvendosjen, që të votohet demarkacioni.

Subjektet politike shqiptare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, më në fund, kanë arritur konsensusin për votimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi.
veseli
Kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili gjatë dy ditëve të fundit kishte mbledhur në zyrën e tij partitë politike në tentim për ta gjetur një zgjidhje, më në fund gjatë ditës së sotme ka arritur ta nxjerrë një dakordim me Kryeministrin Ramush Haradinaj, pasi që LDK dhe AAK ishin vetmet që deri më tani kishin kundërshtime për sa i përket Nenit 3 të Projektligjit për Demarkacionin.

Veseli ka takuar sot Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli, takim ky që ka rezultuar i suksesshëm në arritjen e konsensusit ndërpartiak për përmbylljen e çështjes demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
 

"Të nderuar qytetarë,Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv. Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin", shkruan Veseli.

veseli

(Postimi i Kadri Veselit në Facebook)

Seanca për votimin e Marrëveshjes së Demarkacionit do të mbahet këtë të mërkurë, kur vendin pritet ta vizitojë edhe Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Egnatia mundi Partizanin me '12 futbollistë'

Egnatia mundi Partizanin me '12 futbollistë'