Demarkacioni, Mali i Zi: Kjo është
një çështje e përfundua

Demarkacioni, Mali i Zi: Kjo është<br />një çështje e përfundua
Në një intervistë për gazetën kosovare “Zëri” ambasada e Malit të Zi në Kosovë, ka theksuar se çështja e demarkacionit tashmë është e mbyllur për Malin e Zi.

“Siç e dini qëndrimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, i cili më herët ka deklaruar gjatë takimit me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacollin, se demarkacioni me Kosovën për Malin e Zi është çështje e përfunduar”, thuhet në deklaratën e ambasadës dhënë për gazetën kosovare.

Ndër të tjera gjatë intervistës së zhvilluar theksohet se  Mali i Zi nuk do të ngutet dhe do të pres Kosovën që të përfundojë këtë çështje në një periudhë tjetër që do të jetë më e arsyeshme arsyeshme për të.

“Mali i Zi ka mirëkuptim për proceset e brendshme politike të Kosovës dhe do të tregojë durim në periudhën në vazhdim duke pritur që institucionet e Kosovës do të dëshmojnë kapacitet demokratik dhe do ta përfundojnë demarkacionin në një periudhë të arsyeshme”, ka vijuar komentin ambasada për çështjen e “Demarkacionit” dhe shënjimin e vijës kufitare mes Malit të Zi  dhe Kosovës, një çështje e ndjeshme, që ka krijuar tensione mes subjekteve politike në Kosovë.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot