Demarkacioni, qeveria e miraton,
por shtyhet votimi në Kuvend 

Demarkacioni, qeveria e miraton,<br />por shtyhet votimi në Kuvend <br>
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbledhur qeverinë me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Haradinaj tha se Kosova është një shtet model, që synon integrimin në NATO dhe BE.

Po ndërtojmë një shtet model. 10 vite pavarësi dhe 19 vite liri do të thotë mbyllje e konfliktit të tmerrshëm. Kosova është një shtet pretendent për anëtarësim në NATO dhe BE. Kosova ka shumë sfida, të cilat do i kapërcejmë. Jemi një vend i vogël, por zemërgjerë për aleatët. Jemi të vetëdijshëm që ende nuk janë plotësuar plotshmëritë e qytetarëve, por jemi duke ecur në atë rrugë. Në dekadën e dytë do të arrijmë zhvillimin e pritshëm. Rrugë të mbarë vendit tonë...” deklaroi ai.

Gjithashtu në fjalën e tij para qeverisë, Haradinaj tha se do të votojnë marrëveshjen e re me Malin e Zi, por jo neser sikur ishte planifikuar. “Si aneks i marrëveshjes së më hershme janë krijuar mundësitë se e drejta e Kosovës në territor të respektohet në tërësi, parlamenti i Kosovës duhet të jetë unik dhe të votojë marrëveshjen me Malin e Zi’ deklaroi ai. Seanca ishte parashikuar për nesër në Kuvend për të miratuar marrëveshjen, por është shtyrë për javën që vjen. Vetëvendosje ka paralajmëruar votë kundër, ndërkohë LDK, PDK, AAK e NISMA kanë thënë se do të votojnë pro.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Supergol në ndeshjen e lamtumirës, Marco Reus shënon në sfidën e fundit me Dortmund në Bundesligë

VIDEO/ Supergol në ndeshjen e lamtumirës, Marco Reus shënon në sfidën e fundit me Dortmund në Bundesligë