Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një statusi në Facebook ka uruar nisjen e bisedimeve të finalizimit të demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ai ndodhej rrugës për në Prishtinë, në pritje të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës kur mori vesh për marrëveshjen mes dy shtetve.
"Rrugës për Prishtinë ku sapo dëgjova për hapin e rëndësishëm drejt finalizimit të demarkacionit me Malin e Zi!Uroj të mbyllet sa më parë", shkruan Rama.

(Statusi i Kryeministrit Rama në Facebook)
Urimi nuk ka munguar as nga Presidenti Ilir Meta. Kreu u shtetit ka përshëndetur deklaratën Thaci-Vujanovic. "Mali i Zi është një partner i shkëlqyer i shqiptareve. Miratimi i Demarkacionit do sjellë një pranverë europiane për Kosovën dhe qytetarët e saj”, thekson Meta.
Lajmi për arritjen e marrëveshjes për demarkacionin u njoftua më herët nga kryeministri i Kosovës, Haradinaj. “Jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja per ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi”, u shpreh Haradinaj.
e.gj/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com