
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga riparimi i argjinaturave ujitëse dhe mbrojtëse nga zonat e rrezikuara nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit.
Rama thekson se ekipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit janë në bashkërendim të plotë me Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe institucionet lokale dhe po punojnë në zonat e prekura.
“Vijon riparimi i argjinaturave dhe infrastrukturës së rëndësishme ujitëse e mbrojtëse në zonat e rrezikuara nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit.
Ekipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit janë në bashkërendim të plotë me Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe institucionet lokale, për të garantuar sigurinë e komuniteteve dhe zonave të prekura”, shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Lagjia Besëlidhja në Lezhë 'pushtohet' nga uji, rrëshqitja e dherave bllokon aksin Peshkëpi-Vllahinë-Poçem në Vlorë









