Dëmet nga tërmeti në Durrës/ Merret vendimi! Do shemben 6 pallate në Sukth dhe një shtëpi private! Miratohet lista e përfituesve në Manëz

Dëmet nga tërmeti në Durrës/ Merret vendimi! Do shemben 6 pallate në Sukth dhe një shtëpi private! Miratohet lista e përfituesve në Manëz

DURRËS- Këshilli Bashkiak i qytetit të Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e radhës ditën e sotme, ku ka marrë vendime të rëndësishme sa i përket banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Dy janë vendimet që janë marrë ditën e sotme.

Së pari, për shembjen e 6 pallateve dhe të 1 banese individuale, të ndodhura përkatësisht në njësinë administrative nr.1, njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe në njësinë administrative nr.5. Vendimi tjetër është miratimi i listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësinë administrative Manëz. Mbledhja është zhvilluar online, në kuadër të masave anti-COVID.  

"Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme me mjete të komunikimit elektronik ku u miratuan dy vendime të rëndësishme: Vijimi i procedurave të prishjes së detyruar të 6 pallateve të ndodhura në njësinë administrative nr.1, njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe të 1 (një) banese individuale të ndodhur në njësinë administrative nr.5, Durrës, të gjitha pronë private, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit Tiranë. Miratimi i listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësinë administrative Manëz", njoftojnë burime zyrtare.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Deputeti demokrat shkon në Kuvend me çadër plazhi, ironizon Olta Xhaçkën: I ndau shqiptarët në të malit dhe të fushës

FOTOLAJM/ Deputeti demokrat shkon në Kuvend me çadër plazhi, ironizon Olta Xhaçkën: I ndau shqiptarët në të malit dhe të fushës