Vuajtjeve të Asqeri Letit i vjen fundi, hyn në shtëpinë e rindërtuar në Laç: Do marr teshat, që sot do fle këtu! Përfundon procesi i shpërndarjes së çelësave për 522 familje

LAÇ- Vuajtjeve të Asqeri Letit, sa në shtëpi në tjetrën, pas 2 viteve i ka ardhur fundi. Sot, ai do të fle në shtëpinë e tij të re, të rindërtuar pasi tërmeti i ka shkatërruar godinën që kishte ndërtuar me mund e me djersë. Këto 2 vite, Leti i tregon si aspak të lehta për të, por për fat të mirë patën një fund të lumtur.

“Asqeri Leti, kemi vuajtur këto 2 vjet, merrnim një shtëpi, e ngrinin qiranë, nja 3-4 muaj kemi ndenjur në Shëngjin. S’kishim spitale, shko në Lezhë, ka 2 muaj që ka bërë operacionin, shyqyr që i morëm, faleminderit duhet me iu thënë, jemi të kënaqur, që morëm çelësat, nuk e prisja që do merrnim çelësat, se na thanë do e merrnim në nëntor, kaloi nëntori, iku dhjetori dhe tani në shkurt. Tani do marrim tesha dhe do flemë këtu”, tha ai për gazetarin e Report Tv, Elvis Hila.

Asqeri Leti është një nga 522 familjet që sot kanë marrë çelësat e shtëpisë së re në zonën 1/1 të Laçit. Ky proces mbyllet sot për këtë zonë, e ndërsa ka ende familje që vijojnë të jenë me qira. Bëhet fjalë për ato familje që kanë zgjedhur të marrin grantin e ta rindërtojnë vetë banesën e tyre. Detajet i dha kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara.

“Ditën e djeshme ka përfunduar një pjesë e bllokut të pallateve dhe tani përfundojmë në total të gjithë zonën 1/1 prej 522 apartamenteve. Sa i përket banesave individuale, tashmë në Kurbin 218 familje kanë preferuar që të marrin grantin vetë dhe të ndërtojnë vetë banesën e tyre, rreth 112 jemi në proces të përfundimit të tyre dhe pjesa tjetër po aplikojnë për leje ndërtimi, një pjesë e mirë e banesave 225 të tjera ka filluar procesi i rindërtimi, njësi zbatuese Kurbin dhe ka filluar edhe ndërtimi”, tha Cara.

Programi i Rindërtimit investoi në ngritjen e lagjes së re qendrore të qytetit të Laçit, me 522 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë me standarde urbane të cilësisë së parë. Ceremonia e inagurimit të lagjes së re u bë me 17 janar, me praninën e presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë