Dëmet nga tërmeti/ Voda: Janë dhënë 9 mijë bonuse qiraje, hetimet vijojnë (VIDEO)

"Në qytetin e Durrësi janë  3863 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit që kanë përfituar nga bonusi i qirasë të dhënë nga bashkia. Ndërkohë në Shijak 1266 familje ndërsa në Krujë numri i familjeve është më i ulët me 382 familje." Kjo ka qenë deklarata e zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda e cila ishte e ftuar në studion e lajmeve në Report Tv.

Zv.ministrja ka shtuar se dhënia e bonusit të qirasë po bëhet sipas verifikimeve dhe sipas familjeve që janë me shumë në nevojë.

"Po punohet shumë ngushtë. Shtabi i Emergjencës është në të njëjtin ritëm edhe pse fokusi është në strehimin afatgjatë. Fokusi është edhe tek dhënia e bonusit të qiras. Ndodh mbivendosja e shifrave, por Durrësi fillimisht pati miratuar një listë prej 660 familjesh, lista tjetër deri në fund të dhjetorit ishin 1310 familje. Sot është miratuar për shkaka të fluksit në Durrës, numri total i listës  3863 familje përfituese nga bonusi i qirasë. Përfitojnë po kjo shifër e familjeve.

Kemi dhënë me shumë se 50%. 80% e kërkesave janë pranuar, ndërsa të tjerë kanë pasur mungesë dokumentacioneve. Nga listat kanë prioritete familjet  më në nevojë. Duhen të gjejnë banesa të tjera me qira. Numri total i familjeve që përfitojnë është 1266 familje. Ndërkohë në Krujë lista është me 382 familje që kanë fituar bonus qiraje. Janë në bashkëbisedime me kryetarët e familjeve. Shteti ofron standardin minimal. " është shprehur Voda.

Ndërkohë për sa i përket ndërtimeve të lagjeve të reja për banorët e prekur nga tëremti, Voda është shprehur se për sa i përket Durrësit, është gjetur edhe trualli ku do të ndërtohen. Pranë Universitetit të Durrësit është një truall prej 110 hektarësh në të cilën priten të ndërtohen banesat e të dëmtuarve. Voda u shpreh ndër të tjera se ndërtimet do të kryhen në standarde tepër të larta.

"Është një zonë pranë universitetit, ka jetë studentore, ka rrugën e shtruar. Mbi 110 hektarë është e shtetit. Duam që të jenë lagje model. Procesi në total i dëmeve ende nuk është mbyllur. Shpresoj që ta kemi para konferencës së Donatorëve. Objektet e prishura vetëm në Durrës janë afro 70. Kemi hotele atje të shkatërruara. Besoj se do të jenë një numër i madh godinash të ndërtuara. Kemi një plan ambicioz urbanistik. Do ndërtohet me një standard tjetër. Gjendjen e banesave ne e kemi të cilësuar qartë sipas një formulari standard. Është formular që e njohin të gjitha vendet tona. Ruhet është online dhe nuk korrigjohet. Në kohë reale mund të shihet shkalla e dëmtimit të një banese. Formulari online nuk i lejon këto ndërhyrje abuzive. Do jetë një grup inxhinerësh që tashmë do të paguhen. " tha Voda.

Ndërkohë për sa i preket thirrjes së kryeministrit Edi Rama për ndërtuesit që të rregullojnë vetë dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti Voda është shprehur se deri më tani janë dhënë 17 leje.

"Ka pasur një reagim pas thirrjes së kryeministrit për pronarët e pallateve të dëmtuara. Ka pasur një volum për leje të mirëfillta ndërtimi. Zyra ka miratuar 17 leje ndërtimi. Do të fillojnë rindërtimin. Ka pasur reagim për godinat që i ka bërë vetë.  Nga data 7 dhjetor kemi pasur verifikim me tablet. Situata ka qenë e qartë për pallatet e pabanueshme. Si edhe për ata dëmtime që mund të rregullohen" tha ajo.

Për hetimet e Prokurorisë Voda është shprehur se do të "vazhdojnë dhe nuk janë mbyllur". "Janë hetime të shtira në disa institucione. Kanë kërkuar edhe hetime specifike edhe për materialet e ndërtimit, janë shumë komplekse. Është një situatë me impakt të lartë edhe tek drejtësia. SPAK është një dritë shprese"

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë