'Demi i tërbuar', Lautaro merr notën më të lartë në derbi! Inzaghi: Shumë i lumtur për fitoren e 2 të Interit në kaq pak ditë kundër Milanit

Në harkun kohor të 17 ditëve Interi ka mposhtur për herë të dytë Milanin në derbin e Madoninës, por këtë herë për llogari të Seria A. Në San Siro-n e mbushur plot përballja e shumëpritur u përcaktua nga Lautaro Martinez, i cili shënoi golin e 1-0. ‘Demi’, i cili duket ‘i tërbuar’ që pas Botërorit, realizoi me kokë në minutën e 34 pas zhvillimit të një goditje këndi, duke çuar peshë stadiumin.

Pavarësisht fitoreve në Kupë dhe Superkupë Inter kishte patur vështirësi ndaj Milanit në kampionat, por edhe kjo besytni tani nuk ekzsiton më. Sipas mediave italiane lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall Lautaro Martinez, me notën 7.5. Argjentinasi që nga janari ka realizuar plot 7 herë për zikaltërit.

Ndërkohë pas sfidës trajneri i Interit Simone Inzaghi u shpreh se ‘është kënaqësi e madhe të fitosh dy derbi në kaq pak ditë’. Ai shtoi se me rikthimin e Brozovic dhe Lukakut Interi do jetë shumë më i fortë, ndërsa trajneri i Milanit Stefano Pioli deklaroi se ‘nuk patën për qëllim të luajnë në mbrojtje’, ndërsa shtoi se ‘ishte një humbje që dhemb’.

Me këtë fitore Inter konsolidon vendin e dytë me 5 pikë më shumë se Milani, por mbetet -13 nga Napoli kryesues.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg